Sport

VIDEO/ Ndërhyrja “horror” nga Hazard, Akapo nxjerr foto të këmbës së çarë dhe kockave të thyera

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 16 May 2022

Mbrojtësi i Cadiz-it, Carlos Akapo, ka postuar një foto të tmerrshme të këmbës së tij të çarë dhe të gjakosur pas një goditjeje nga Eden Hazard, duke e lënë atë me dy kocka të thyera.

Lojtari i Real Madrid, Hazard e goditi qendërmbrojtësin teksa po tentonte të merrte topin, me ndërhyrjen e rëndë që e detyroi Akapon të dilte nga fusha duke u ndihmuar nga stafi mjekësor në minutën e 75’, ndërsa ndeshja ishte në barazimin 1-1.

Akapo nxori foto në rrjetet sociale, ku tregonte plagën si dhe një grafi ku dukeshin kockat e thyera nga ajo ndërhyrje.

-Advertisement-

Në një postim në “Twitter” ai shkroi: “Falenderoj njerëzit që u kujdesën për mua, dy kocka janë thyer. Tanë më duhet që të marr veten”.

29-vjeçari më pas pyeti se pse Hazard u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, për ndërhyrjen që mund ta lërë jashtë fushave për disa muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera