Sport

Video/ Mourinho mban premtimin, shikoni momentin kur i dorëzon dhuratën talentit Afena-Gyan!

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 23 Nëntor 2021

Jose Mourinho njihet si një trajner që i mban gjithmonë premtimet. Ajo që e bën akoma edhe më special portugezin janë gjestet e tij. Pas fitores së Romës ndaj Genoas falë një dygolëshi të talentit ganez të skuadrës së të rinjëve Felix Afena-Gyan, Mourinho i kishte premtuar lojtarit se nëse do të shënonte ndaj Genoas do t’i blente një palë atlete të një firme të njohur të cilat Afena-Gyan i pëlqente dhe që kushtonin 800 euro.

Afena-Gyan e nderoi Mourinhon në sfidën ndaj Genoas dhe të hënën Special One e thirri 18-vjeçarin afrikan në zyrën e tij në qëndrën stërvitore të Romës, për t’i dorëzuar atletet që i kishte premtuar. I lumtur sulmuesi i talentuar falenderoi Mourinhon për dhuratën ndërkohë që Special One deklaroi se i vjen keq për Daniele De Rossin që është trajneri i skuadrës Primavera sepse për disa kohë, Afena-Gyan do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Romës.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy