Lifestyle

Momente tmerri në cirk! Dy luanë arratisen nga kafazi gjatë performancës

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 19 April 2023

Momente tmerri u përjetuan në një cirk në Kinë, ku dy luanë u arratisën nga kafazi, gjatë një shfaqeje.

Videot tregojnë momentin e arratisjes, ku luanët papritur u çliruan nga kafazi i hekurt, që ndan skenën nga publiku, në Luoyang, Provinca Henan.

Spektatorët, që përfshinin shumë familjarë të cilët përpiqeshin të mbronin fëmijët e tyre, ishin në kaos në përpjekje për t’u arratisur, ndërsa njëri nga luanët doli në rrugë.

-Advertisement-

Autoritetet konfirmuan se luani për fat të mirë u kap nga rojtarët në rreth 15 minuta dhe askush nuk u lëndua.

Ai u transportua në një kafaz të vogël metalik pasi është kapur.

Cirku është urdhëruar të pezullojë operacionet dhe të korrigjojë çdo problem, ndërsa hetimet për incidentin janë në vazhdim.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy