Sport

VIDEO/ “Messi” i ardhshëm debuton në Premier League, familjarët shpërthejnë në lot

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 29 April 2022

Familjet e Alejandro Garnachos, 17-vjeçarit të Manchester United që debutoi me “Djajtë e Kuq” në sfidën ndaj Chelea-t, duke zëvendësuar Elangan, nuk i përmbajtën dot lotët në momentin që adoleshenti u fut në fushë në “Aold Trafford” mes duartrokitjeve të publikut.

Sulmuesi i lindur në Madrid (muajin e kaluar u thirr në përfaqësuesen e Argjentinës) u fut në vend të Anthony Elangas në minutën e parë shtesë të takimit, që u mbyll pa fitues, 1-1.

Tifozët e United e kërkuan aktivizimin e Garnachos në ekipin e parë që kur ai shënoi në fitoren 3-0 kundër Wolves në gjysmëfinalen e FA Youth Cup.

-Advertisement-

Për Garnachon erdhi më në fund debutimi i shumëpritur në ekipin e parë të Manchester United përkrah emrave të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes etj.

Në çastin e aktivizimit të djaloshit argjentinas, familja e tij u ngrit në këmbë dhe duartrokiti momentin në një skenë emocionuese. Nëna e tij filmoi me celular këtë shumë të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa babai dhe nuk mundi t’i përmbante lotët bashkë më vëllanë e sulmuesit, sapo emri i Garnacho u lexua nga spikeri i stadiumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera