Sport

VIDEO/ Gol nga gjysmëfusha, sulmuesi i Chelsea-t dhuron spektakël me kombëtaren

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 18 November 2022

Maroku fitoi me shifrat 3-0 në një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë. Një nga golat e sfidës u realizua nga sulmuesi i Chelsea-t, Hakim Ziyech. Megjithatë, duhet thënë se nuk bëhet fjalë për një realizim të zakonshëm, por për një gol të shënuar nga gjysmëfusha.

Ziyech vuri re mjaft mirë avancimin e tepërt të portierit kundërshtar dhe nuk u mendua dy herë teksa lëshoi një goditje kirurgjikale me topin që u ndal në fundin e rrjetës për të dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm në tribuna.

Dy golat e tjerë të Marokut në këtë miqësore u realizuan nga En Nesyri, sulmuesi i Sevilla-s si dhe Boufal mesfushor i Angers në Ligue 1.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy