Rozë

Video gazmore e Kim Kardashian teksa “lufton” për të ngjitur shkallët me fustanin e ngushtë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 September 2022

Pasi Kim Kardashian u bashkua me Dolce & Gabbana gjatë Javës së Modës në Milano të shtunën, ylli i realitetit festoi duke veshur një fustan vezullues, por ky i fundit pengonte lëvizjen e saj.

Në një video gazmore të ngarkuar në TikTok nga shoqja e saj Stephanie Shepherd , 41-vjeçarja Kim detyrohet të nëpër shkallë, por fustani është aq i ngushtë sa që nuk mund të hedhë asnjë hap.

Kim Kardashian bëri bujë në rrjetet sociale kur u filmua duke luftuar për të ngjitur shkallët.

-Advertisement-

“A ka ashensor”, dëgjohet Kardashian duke pyetur ndërsa tenton të ngjitet.

Një komentues shkroi në Tik Tok: Pse njerëzit nuk e mbajnë këtë mbretëreshë?

Dolce & Gabbana bashkëpunoi me Kim për koleksionin e saj të fundit, duke punuar përmes një sërë krijimesh arkivore nga vitet ‘90 dhe 2000, të gjitha të zgjedhura me dorë nga themeluesi i Skims.

Kjo nuk është hera e parë që një anëtar i familjesKardashian-Jenner ka vështirësi me shkallët. Kendall Jenner u përball me të njëjtin problem me një dizajn të ngjashëm Dolce me një fund të ngushtë gjatë dasmës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

@kimkardashian

♬ original sound – Kim Kardashian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera