Lajme

Video e shumë komentuar, zbulohet se për kë pozoi Kurti në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 19 August 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për një vizitë dy ditore në Bruksel. Në ditën e parë ka takuar Sekretarin e NATO-s, derisa në ditën e dytë është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Mes gjithë ngjarjeve e zhvillimeve në Bruksel, është komentuar edhe një video, ku Kurti shihet diku brenda një ndërtese në Bruksel teksa rregullohet dhe pozon përballë një fotografi.

Gjithë këtë ngjarje e ka vëzhguar nga afër ambasadori i Kosovës atje, Agron Bajrami.

-Advertisement-

Gazeta e famshme spanjolle “El Pais” e ka zbuluar se Kurti ka pozuar për ta, meqë në intervistën që kanë realizuar me Kurtin kanë vendosur fotografinë e cila shihet se është realizuar pikërisht në vendin kur Kurti shihej teksa merrte poza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera