Sport

Vidal zbulon “fajtorin” që shkatërroi transferimin e tij te Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 06 September 2017

Arturo Vidal është shumë i qartë për arsyen pse ai dështoi të finalizonte transferimin te Real Madrid.

Ai gjithashtu di saktësisht se cili është plangprishësi që shkatërroi mbërritjen e tij në “Santiago Bernabeu”. Të paktën, sipas “Don Balon”, kështu është shprehur vetë Vidal pranë personave të tij të afërm. Gjithçka është zhvilluar dy vite më parë. Asaj kohe, trajneri i porsa emëruar në krye të Los Blancos, Rafa Benítez, insistonte forcërisht për të zbatonte projektin e tij, në qendër të të cilit qëndronte pikërisht Artur Vidal, që iu komunikua edhe presidentit, Florentino Perez. Aq i madh ishte insistimi nga ana e Benitez, saqë për pak u realizua transferimi, por në momentin e fundit, një veto speciale shkatërroi gjithçka përtokë.

Në përfundim, ishte Cristiano Ronaldo përgjegjësi kryesor i dështimit të transferimit të kilenit te Real Madrid. Ylli portugez, gjithmonë i shqetësuar për të parandaluar çdokënd që do të mund ta zhvendoste në hije, ishte shkaktari i prishjes së tratativave, nëpërmjet theksimit para presidentit Perez, të karakterit konfliktual të Vidal. Ndërkohë, nga ana tjetër, ishte pikërisht për shkak të fuqisë fizike të kilenit dhe dedikimit të tij, që Benitez tentoi të bindë Perez, por në fund fjalët e CR7 peshuan më shumë se ato të trajnerit, duke prishur përfundimisht transferimin e Vidal te Los Blancos, që ishte vetëm një hap larg.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera