Vezët nga Serbia shiten në Kosovë pa vula “RKS”!
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 19 November 2018
Kontrabanda dhe importi i vezëve nga Serbia, që nuk i plotësojnë kriteret për treg, po i shqetëson mbi 160 fermerë kosovarë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Rama vezët nga Serbia që po shiten në tregun kosovar janë të pa vulosura me kodin ‘RKS…’.
Këto produkte sipas tij, përveç që po krijojnë konkurrencë të pabarabartë në treg, janë të rrezikshme edhe për shëndetin e qytetarëve konsumatorë.
“Ne jemi të shqetësuar me sasinë e importit të vezëve dhe kontrabandës me këto produkte nga Serbia, të cilat nuk i plotësojnë kushtet, nuk janë të vulosura dhe po krijojnë konkurrencë jo të barabartë në treg”, ka thënë Rama për KosovaPress.
Ai tutje ka thënë se ka import të vezëve në mënyrë ilegale prej Serbisë, veçanërisht nga veriu i Mitrovicës.
“Shqetësuese është, sepse produktet tona i kemi të vulosura në treg, ndërsa vezët nga Serbia shiten pa vulë në tregun kosovar. Import në mënyrë ilegale ka pasur edhe më herët, por tash kanë filluar të bëhen në sasi të mëdha”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Rama tha se Kosova mbulon 100 përqind tregun me prodhime të vezëve.
Në fund ai tha se për këto importe dhe shitje të pa rregullta, janë ankuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës ditë më parë. Ndërsa, zyrtarë të AUV nuk janë përgjigjur për KosovaPress P lidhur me këtë temë.
Të tjera
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...