Lajme

Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 12 May 2024

“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, citohet të ketë thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga subjekti i tij politik, Lëvizja Vetëvendosje.

Në një njoftim të lëshuar nga ky subjekt politik, thuhet se VV’ja në Prizren ka pasur 300 anëtarësime të reja.

““Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, në takimin e mbajtur dje me qindra anëtarë të rinj që i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në komunikatën e VV’së lavdërohet projekti i rrugës Prizren-Tetovë, hekurudhat që pritet të lidhin Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën.

“Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, tha Kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar”.

“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku, tha Kryeministri Kurti”, përfundon njoftimi i VV’së.

Kryetari aktual i PDK’së në Prizren, Shaqir Totaj, e kishte mposhtur në garë ish-kandidatin e VV’së që po qeveriste në Prizren, Mytaher Haskukajn, në zgjedhjet e fundit lokale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera