Lajme

Vetura shkeli vajzën 6-vjeçare në sheshin e Prishtinës, merret vendim për të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 16 May 2022

Një 6-vjeçare ka pësuar lëndime trupore pasi një veturë ka hyrë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe e ka shkelë atë.

Rastin e ka bërë të njohur babai i vajzës, i cili ka deklaruar se i dyshuari ka ikë nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

-Advertisement-

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj tha se i dyshuari është ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, tha Ulaj.

Prindi ka thënë se vajza e tij ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera