Lajme

Vetura shkel për vdekje në këmbësor në Dragash

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 26 September 2021

Policia njofton për një aksident me fatalitet në fshatin Plavë të Dragashit.

Sipas policisë, viktima mashkull në cilësinë e këmbësorit është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërgiar për obduksion, ndërsa shoferi i veturës me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë

Fsh. Plavë, Dragash 25.09.2021 -19:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera