“Vetura që bëri historinë”, restaurohet dhe vendoset përballë bustit të tij, vetura e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 21 January 2025
Vetura e presidentit historik, Ibrahim Rugova është vendosur sot në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë dhe përballë bustit, në 19 vjetorin e largimit nga jeta.
Reasturimin dhe idenë për vendosjen e veturës së Rugovvës në shesh e ka bërë presidentja, Vjosa Osmani.
Aty është vendosur edhe nje pllakate ku tregohet se si në këtë veturë ish presidenti i kishte shpëtuar edhe një atentati ndaj tij, shkruan Gazeta Infokus.
Vetura që bëri historinë, sot dëshmon përjetësinë e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Kjo është vetura emblematike amerikane “Chevrolet”, në të cilën në vitin 2005, Presidenti Rugova i mbijetoi një atentati derisa po shkonte në takim me Përfaqësuesin e politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana. Kjo veturë e përdorur nga presidenti Rugova ishte restauruar nga Presidenca e Kosovës në funksion të ruajtjes së trashegimisë politike e kulturore. Presidenti Rugova e vazhdoi rrugen, siç vazhdoi edhe Kosova, me vizionin dhe filozofinë e tij largpamëse për shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe te integruar në institucionet euroatlantike Kjo veturë nuk ishte thesht një makine. Ajo është histori. Është një kujtese e gjallë se shteti ynë ishte ndertuar mes sfidave të mëdha, por me vendosmerinë për të triumfuar mbi to. Historia nuk harrohet, simbolet nuk zbehën! Presidenti Rugova mbetet i pavdekshëm” , shkruan në këtë pllakë të vendosur afër veturës në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Qytetarët tashmë po ndalen dhe po bëjnë fotografi tek vetura dhe busti i Rugovës.
Infokusi ju sjell pamje të veturës në shesh

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...