Lajme

Vetura në vlerë prej 55 mijë euro vidhet në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 08 February 2023

Më 7 shkurt ka ndodhur një vjedhje në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Dy persona kanë arritur ta vjedhin një veturë e tipit Audi Q7, në vlerë prej 55 mijë eurosh.

“Personat e maskuar dhe pajisur me dorëza kanë depërtuar në shtëpi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për 20 minuta ata kanë dalur nga shtëpia me veturë”, thuhet nga familjari i pronarit të veturës.

-Advertisement-

“Rasti është lajmëruar edhe në polici. Po ashtu janë vjedhur edhe 400 euro nga jakna që e kishte lënë brenda veturës xhaxhai”.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur disa dokumente, para të gatshme dhe veturën e ankuesit. Rasti është duke u hetuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera