Lajme

“Vetura luksoze, prona”, ambasadori britanik i habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 10 October 2024

Ambasadori britanik  në Kosovës, Jonathan Hargreaves ka thënë se është habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovës. 

Këtë deklaratë ai e bëri në lansimin e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave.

“Është kënaqësi të shohim një gamë kaq të gjerë të organizatave dhe individëve këtu sot. Unë kam ardhur në Kosovë para shtatë muajsh dhe shpesh jam mahnitur nga disa prej shenjave të pasurisë të dukshme në qytetet e Kosovës, vetura luksoze, prona të shtrenjta dhe stile të shtrenjta të jetesës dhe shpesh kam pyetur si ka mundësi të jetë kjo. Realiteti i dokumentuar ekonomik nuk përputhet aq mirë me një pamje, me një imazh të tillë dhe kjo është shenjë se ndoshta është duke ndodhur pastrimi i parave. Prandaj, lansimi i i këtij rrjeti është shumë i rëndësishëm. Është mesazh i pastër se ju në Kosovës nuk do të lejoni që ekonomia juaj të dëmtohet përmes këtyre aktivisteve kriminale”, tha ai.

-Advertisement-

Rrjeti i përbashkët është mundësuar fal mbështetjes së Ambasadës se Mbretërisë së Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera