Lajme

Vetura e fshehur në garazhin e burrit të tezes/ Detaje të reja për vrasjen në Fier

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 10 December 2023

Është gjetur dhe sekuestruar sot automjeti i përdorur nga 2 vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi për vrasjen e 41 vjeçarit Erjon Javori në 7 dhjetor në lagjen “16 prilli” në Fier.

Policia ka nisur hetimet për 70 vjeçarin Rexhep Puka, burrin e tezes së dy vëllezërve të arratisur. Mësohet se i moshuari e kishte fshehur automjetin në garazhin e banesës së tij.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip ‘benz’ i blinduar dhe brenda tij një targë automjeti tjetër.

-Advertisement-

Ndaj 70 vjeçarit rëndojnë akuzat për “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera