Vetëvendosjes fushata i kushton 350 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 29 May 2017
Rënia e Qeverisë Mustafa – përmes mocionit të votëbesimit të iniciuar nga opozita e të mbështetur nga PDK-ja – bëri që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Presidenti Hashim Thaçi, në koordinim me partitë politike, caktoi 11 qershorin si ditën e votimit.
E tash, kur kanë mbetur edhe dy javë të plota deri në ditën kur qytetarët do të japin votën për të preferuarin e tyre, partitë politike janë në vlugun e punës!
Ndonëse partitë në një njëfarë mënyre kanë nisur fushatën, zyrtarisht ajo do të nis më 31 maj (e mërkurë) dhe do të përfundojë më 9 qershor.
Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i vetëm politik i cili në këto zgjedhje garon e vetme pa qenë pjesë e asnjë koalicioni, ka bërë të ditur se janë gati për garë.
Në një prononcim për Telegrafin, Shkodran Hoti – nga zyra për media e Vetëvendosjes – ka thënë: “Po e presim hapjen zyrtare të fushatës. Jemi më të organizuar dhe më të fuqishëm se kurrë më parë”.
Pavarësisht se shumica nga subjektet politike do ta zgjedhin kryeqytetin si vendin kryesor për hapjen e fushatës, Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur qytetin e Gjilanit.
“Hapja zyrtare do të bëhet në qytetin e Gjilanit. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Kjo ndodhë sipas planit që kemi bërë”, ka thënë Hoti.
Duke folur rreth kostos për mbulimin e këtyre zgjedhjeve, Hoti i ka thënë Telegrafit se këto zgjedhje VV-së pritet ti kushtojnë rreth 350 mijë euro.
“Sipas një plani që është bërë, pritet që këto zgjedhje të na kushtojnë rreth 350 mijë euro, shumë kjo që është sa një e treta e asaj që lejohet të shpenzohet gjatë fushatës. Ju e dini që sipas ligjeve të Kosovës fushata mundet me kushtu rreth 900 mijë euro”, u shpreh Hoti.
I pyetur rreth burimeve të financimit, ai theksoi se Vetëvendosje i ka transparente burimet e financimit dhe se buxheti i tyre kryesor vjen prej buxhetit shtetëror që e marrin të gjitha subjektet parlamentare.
“Kurse, pjesa tjetër përbëhet nga donacionet e vazhdueshme dhe anëtarësia”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...