Lajme

Vetëvendosje tregon “Kokat e Krimit”

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 22 August 2018

Përmes faqes zyrtare në Facebook, Vetëvendosje bën të ditur se sot pasdite aktivistët e saj përmes një aksioni simbolik përpara zyrave të Qeverisë, presidentit e kryetarit të Kuvendit i vizatuan “kokat dhe organet e vërteta të krimit të organizuar në Kosovë”.

“Me shkrimin e parullës ‘Kokat e Krimit’ dhe vendosjen e një baneri aktivistët shpërfaqën emrat që kanë kapur, mbajnë peng dhe kërcënojnë organet e sistemit të drejtësisë”, thotë VV, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje shton se largimi nga Kosova i prokurorit Blakaj është simptomë më e fundit e një sëmundje kronike nga e cila tash e këto vite të pasluftës lëngon Republika e Kosovës.

-Advertisement-

“Shkaqet e saj e kanë rrënjën në personat që strehohen në këto zyra. Pa mposhtjen e tyre nuk shërohet as drejtësia as vendi”, thotë VV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera