Lajme

Vetëvendosje tallet me emërimin e djali të Haxhi Shalës si konsull në Pragë 

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 25 November 2020

Emërimi i Flakron Shalës, djalit të Haxhi Shalës, në pozitën e konsullit në Pragë ka ngjallur shumë reagime.

Së fundi për këtë çështje ka reaguar edhe sekretari i Vetëvendosjes, Kreshnik Ahmeti, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka ironizuar këtë emërim.

-Advertisement-

Ahmeti ka treguar se cilat janë rrugët ligjorë për tu bërë diplomat dhe si është kur je djali i Haxhi Shalës.

“Rruga e djalit të Haxhi Shales për t’u bërë diplomat:1. E blen biletën e aeroplanit dhe niset për në mision diplomatik, si shef i misionit diplomatik pa kandiduar asnjëherë e pa punuar asnjë sekond në MPJD”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni të plotë statusin e Ahmetit./Gazeta Infokus/

Si bëhesh diplomat ligjërisht vs si bëhesh diplomat kur je djali i Haxhi Shalës.
Rruga ligjore:
1. Testim dhe intervistim në konkursin e jashtëm për t’u pranuar në MPJD
2. Nëse hapi i parë është i suksesshëm: minimalisht një vit punë në departamentet e MPJD-së dhe shkollim në Akademinë Diplomatike
3. Pas një viti pune fitohet e drejta për të kandiduar për gradën e parë (më të ulët) diplomatike
4. Nëse Drejtori i Përgjithshem e bën propozimin dhe Komisioni për Grada dhe Diciplinë e miraton kandidimin e pastaj Ministri/ja e nënshkruan rekomandimin e Komisionit, fitohet grada e parë (më e ulët) diplomatike
5. Nëse hapi i katërt është i suksesshëm: krijohet mundësia për të kandiduar në konkursin e brendshëm të rotacionit, kur të jetë koha e rotacionit
6. Nëse në garën e konkursit të brendshëm, pas vlerësimit të gradës, aftësive dhe vlerësimeve të eprorit, “mposhtë” në garë kandidatët e tjerë për pozitat e njëjta diplomatike, fitohet pozita për të shkuar në mision
6. Pas konkursit të suksesshëm, duhet të kalohen testet e sigurisë dhe pastaj diplomati niset në mision.
Rruga e djalit të Haxhi Shales për t’u bërë diplomat:
1. E blen biletën e aeroplanit dhe niset për në mision diplomatik, si shef i misionit diplomatik pa kandiduar asnjëherë e pa punuar asnjë sekond në MPJD.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera