Vetëvendosje sot mban zgjedhjet e brendshme
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 25 September 2022
Partia më e madhe në vend sot voton në zgjedhjet e saj të brendshme.
E kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti, garon edhe për një mandat katërvjeçar.
Duke marrë parasysh se mbështetja e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Albin Kurtin është e pakontestueshme, vendosja e tij në krye të partisë nuk përbën ndonjë befasi për opinionin publik.
Megjithatë, gjatë rrugëtimit 17 vjeçar të kësaj lëvizjeje, Kurti nuk ishte gjithmonë në krye të saj.
Kjo lëvizje në vitin 2005 e mori emrin Lëvizja Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e para të brendshme të saj, ai u zgjodh kryetar. Këtë post ai e mbajti për gati një dekadë.
Në mars të vitit 2015, ky subjekt mbajti për herë të dytë zgjedhjet e brendshme me Visar Ymerin si kandidat të vetëm për kryetar partie. Sipas rezultateve të publikuara nga vetë subjekti politik, Ymeri në zgjedhjet për kryetar partie pati fituar 96.42 për qind të votave të anëtarësisë së partisë për të drejtuar VV-në.
Sidoqoftë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që rezultuan në largimin e shumë figurave të rëndësishme brenda VV-së, ndër ta ishte edhe Ymeri, që dha dorëheqje.
“Unë sot jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime. Por, edhe si akt zhgënjimi që këto nuk kam arritur t’i ndalë. Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh. E nëse nuk drejtoj atëherë nuk ka kuptim që të mbetem kryetar”, pati thënë ai.
Pas dorëheqjes së tij, Vetëvendosje mbajti zgjedhje dhe sërish Kurti erdhi në krye të saj.
Këtë të diel, ky subjekt politik i mban zgjedhjet e saj të brendshme për të katërtën herë me radhë dhe sërish Kurti ka shpallur kandidaturën e tij ku synon mandatin e tretë, njofton Klankosova.tv.
Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që mbahen sot, Albin Kurti s’ka kundër kandidat.
Por, derisa njeriu që e drejton qeverinë u zotua për një proces demokratik, një politolog nuk është i mendimit se janë plotësuar nivelet themelore të demokracisë.
“Ka ndodhur edhe një test për kandidatët e ka pas përjashtime të kandidatëve dhe kjo gjithsesi se e mohon demokracinë e mirëfilltë e vullnetin për tu zgjedhur ose për të zgjedhur brenda një sistemi politik”, tha Albinot Maloku.
Ai tregon se priste që Kurti të rikandidonte, porse kjo sipas tij nuk do të sjellë reformat e nevojshme brenda këtij subjekti politik.
E Shqipe Pantina, që ishte pjesë e lëvizjes, thotë se shumë anëtareve u është mohuar e drejta për të kandiduar për udhëheqës të degëve.
“Mënyra si është ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe po ashtu dhe si është zhvilluar deri të tani nuk lë hapësirë për zhvillimin, t’i quajmë ashtu të kuadrove apo njerëzve që do të kishin kapacitet lidershipi të krahasueshëm me Albin Kurtin, një përpjekje që patëm bërë në vitin 2017 ju e dini që pati dështuar”, deklaroi Pantina.
Në krye të grave brenda kësaj lëvizjeje po synon të jetë Albulena Haxhiu, po ashtu pa kundër kandidate.
Sot do të mbahen zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.
Qendrat e vendvotimeve do të hapen në orën 10 dhe do të mbyllen në orën 19, njofton Klankosova.tv
Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që mbahen sot, Albin Kurti s’ka kundër kandidat.
Në linkun e mëposhtëm gjeni qendrat e vendvotimeve.
https://www.vetevendosje.org/vendvotimet-per-zgjedhjet-e-brendshme-sipas-qendrave/

Të tjera
-
Dyshohet se një këmbësor është goditur për vdẹkje në Fushë Kosovë
Një këmbësor dyshohet se është goditur për vdekje sonte. Ngjarja e rëndë r...
-
Trendi shqetësues: Kryeqyteti, kampion i lindjeve me prerje
17 mijë e 495 jetë të reja iu shtuan popullatës së Kosovës vitin e kaluar. ...
-
“Durimi po mbaron”- Presidenti i Finlandës me një paralajmërim për Rusinë pas takimit me Trump
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, së fundmi u takua me Presidentin e ...
-
Analistët në Beograd: Dialogu mbahet në jetë vetëm nën presion ndërkombëtar
Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me...
-
Macron tregon se ka folur në telefon me Vuçiqin, në “X” jep detaje rreth përmbajtjes
Presidenti franzec, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonik...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Osmani kujton mạsạkrën në Abri të Epërme ku familja Muliqi humbi tetë anëtarë
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme, të kry...
-
Rama takohet me shqiptarët e Athinës, i falënderon për pjesëmarrjen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot zhvilloi takim me shqiptarët e Athinë...
-
Trump: Jam shumë nervoz me Putinin për lụftën në Ukrainë
Donald Trump ka thënë se është “shumë nervoz” me Vladimir Putinin për vënien ...
-
Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës
Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykim...
-
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?
Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse...
-
Festa e Fitër Bajramit në mbarë botën përmes fotografive
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në mbarë botën festojnë sot Fi...