Vetëvendosje: Shpend Ahmeti po e ndan mandatin me PDK-në
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 08 August 2018
Lëvizja Vetëvendosje deklaron se Shpend Ahmeti e ka vjedhur mandatin nga ky subjekt dhe tani po e ndan me PDK-në.
Në një reagim të këtij subjekti politik thuhet se Shpend Ahmeti e tejkaloi arrogancën e paturpësinë e djeshme ndaj të zgjedhurve e qytetarëve duke e shpërfaqur të plotë të vërtetën që bart, pra bashkëpunimin me PDK-në.
“Duke u bërë bashkë me PDK-në, sot kryetari i Komunës inauguroi zaptimin e Komunës tonë. Ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar VETËVENDOSJE!-n. Andaj edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së. Për këtë iu deshën votat e PDK-së. Kjo parti zaptuese e shtetit bashkëveproi sot me Shpend Ahmetin në mbledhjen e shtatë të Kuvendit për ta luftuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Fillimisht ia bëri kuorumin, më pas ia mundësoi votimin kundër Lëvizjes si dhe e ndihmoi për emërimet nga PSD e AAK që Shpend Ahmeti i kërkoi”, thuhet në reagim, shkruan Gazeta inFokus.
Vetëvendosje thotë se PDK, siq e quan parti me drejtues uzurpatorë të shtetit, por me vetëm 10% të votave në Prishtinë, sipas VV-së, nuk vepron jashtë pazareve as nuk dhuron asgjë.
“Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën sot? Kjo sjellje e z. Ahmeti nuk është e re. Shpend Ahmeti e ka vjedhur pushtetin për Prishtinën nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe tani po ia dorëzon atë PDK-së. Vullneti i qytetarëve nuk rregullohet në tregun e mallrave. Nuk mundet të tradhëtosh votën që ta kanë dhënë qytetarët si VETËVENDOSJE! pa shkuar në prehrin e SHIK-ut.
Zelli i madh që e ka kapluar për ta luftuar VETËVENDOSJE!-n nuk e ka pasur në luftimin e pushtetit. Në këtë beteje e përfshinte organizata e Lëvizjes dhe aktivistët e vendosur për të çliruar qytetin nga mafia. Shpendin e kemi njohur si frikacak. Atij po i duket se po trimërohet në krah të PDK-së. Por në krah të PDK-së nuk ka vend me trimërim por për korruptim.
Sot për sot Shpend Ahmeti dëshiron t’ju dorëzohet herë njërës parti të pushtetit herë tjetrës, secila me projekte të dëmshme për shtetin. Por secila nga këto palë, përfshirë Shpend Ahmetin duhet ta dinë se e kanë përballë Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe organizimin e qytetarëve”, shkruan Vetëvendosje./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...