Lajme

Vetëvendosje – Qeverisë: Nisni bisedimet me Malin e Zi, korrigjoni gabimin

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 04 February 2018

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të nisë diskutimet me Malin e Zi për të korrigjuar gabimin që ka ndodhur në shënjimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

Arbërie Nagavci ka thënë se Komisioni për demarkacion me Malin e Zi në krye me Shpejtim Bulliqin kanë treguar gabimet që janë bërë nga ish-komisioni i kaluar. Sipas saj, të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes që u bën ën Vienë në vitin 2015, do të duhej të dalin para një procesi gjyqësor.

“Ish-komisioni ka bërë shkelje të të Drejtës ndërkombëtare. Si rezultat i gjithë këtyre të gjeturave në ish punën e komisionit, komisioni ka treguar se vija kufitare mes dy shteteve nuk është në përputhje në vijën administrative. Pas këtyre gjetjeve zyrtare, marrëveshja e pretenduar për shënjimin e vijës kufitare nuk do të duhej të vinte fare në Kuvend. Marrëveshja për kufirin shtetëror i nënshkruar në Vienë, personat dhe nënshkruesit e asaj marrëveshje do të duhej të ishin para një procesi gjyqësor për shkak të cënimit të vijës territoriale të Kosovës”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

“I bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit të mos përfshihen më tej në këtë rast flagrant. E përsërisim se jemi për shënjimin e vijës kufitare por nuk jemi për të cënaur asnjë centimetër të territorit tonë. Qeveria duhet të nisë bisedimet me Malin e Zi për të korrigjuar atë çfarë ka ndodhur”, është shprehur ajo teksa ka folur në emër të Vetëvendosjes

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera