Lajme

Vetëvendosje| Nuk dihet kur është takimi i radhës me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 12 January 2020

Më shumë se tre muaj kanë kaluar e nuk ka ende ndonjë marrëveshje në mes të LDK-së e Vetëvendosjes për të qeverisur vendin bashkë si dy partitë e para.

Kjo pavarësisht se thuhej nga këto parti se koalicionin do ta bënin brenda 72 orësh, shkruan gazeta inFokus.

Por, veç kësaj, nuk ia kanë “haberin” as edhe se kur do të bëhet takimi i radhës.

-Advertisement-

Arlind Manxhuka, zyrtar për media nga Vetëvendosje, ka thënë që nuk e di nëse është caktuar ndonjë takim tash.

“Nuk mund të them asgjë. Zakonisht takimet caktohen paraprakisht, por ende nuk di nëse tashmë është caktuar ndonjë”, thotë ai në një përgjigje me shkrim.

Javën e kaluar për tre ditë pati takime maratonë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Madje, raportohej se është shumë afër, bile edhe që është arritur marrëveshja mes tyre.

Këto informata vinin nga burime brenda të dy partive, por që si duket jo veç që nuk u arrit marrëveshja por edhe u keqësua gjendja.

Në takimin e fundit mes zyrtarëve të të dy partive, edhe Albin Kurti e edhe Isa Mustafa, iu ikën mediave duke mos u ndalur të flasin as edhe një fjalë se çka është bërë aty brenda./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera