Vetëvendosje me ofertë të re për LDK-në
Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 25 January 2020
Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë edhe një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burime të Gazetës Blic të afërta me këto dy parti politike, kanë bërë me dije se partia e Albin Kurtit i ka ofruar edhe një ministri shtesë LDK-së së Isa Mustafës. Dhe kjo me qëllimin e vetëm, që Vetëvendosje të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarin e Kuvendit.
“Në ofertën e fundit që Vetëvendosje ia ka ofruar LDK-së, parashihet që partia e Isa Mustafës t’i ketë 7 ministri. Kjo rritje e numrit të ministrive është bërë me qëllim që Vetëvendosje të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të Kuvendit, ku më 26 dhjetor ishte zgjedhur Glauk Konjufca. Kjo ofertë i është bërë LDK-së gjatë këtyre dy ditëve”, tha ky burim i Gazetës Blic, i afërt me dy partitë.
Sipas këtij burimi, oferta e re nënkupton edhe shtimin e numrit të ministrive.
Burimi i njëjtë potencon se LDK përveç 7 ministrive, do ta ketë edhe të drejtën që ta propozojë emrin e mandatarit për postin e presidentit, vitin e ardhshëm kur pritet që t’i skadoj mandati presidentit aktual.
Sikurse dihet, në fillim Vetëvendosje dhe LDK ishin pajtuar që qeveria t’i ketë vetëm 12 ministri, mirëpo që Kurti edhe publikisht përmes një video mesazhi kishte kërkuar që ky numër të rritet në 14, duke iu shtuar një ministri LDK-së dhe një minoriteteve.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...