Lajme

Vetëvendosje i dërgon ofertën e fundit LDK-së?

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 14 January 2020

Në orët e fundit të ditës së hënë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dërguar edhe një ofertë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Që të krijojnë qeverinë numri i ministrive është rritur nga 12 në 14, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë ofertë të cilën e ka siguruar Insajderi, LDK’ja do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri.

-Advertisement-

Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së”, thuhet në propozim.

VV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i 1-rë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

E ndaj kësaj oferte ka reaguar zëdhënësi i LVV’së, Arlind Manxhuka.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook e ka mohuar këtë ofertë.

“Burime po, por logjike jo”, ka shkruar Manxhuka.

Kujtojmë që nga enjtja e javës së kaluar nuk ka pasur takim LDK-VV,

Ndërkaq dje, pas vizitës së ambasadorit amerikan Philip Kosnett në LDK, ku ai iu bëri thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, një prononcim të shkurtër e dha kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së, pas takimit me Kosnett, tha se zgjidhjen e kanë VV-ja për marrëveshjen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera