Lajme

Vetëvendosje e rrezikon LDK-në në bastionin kryesor të saj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 14 September 2017

Podujeva njihet si bastion i pamboshtur i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke udhëhequr kështu me këtë komunë që nga paslufta.

Bile fitorja ishte aq bindëse saqë kandidatë e LDK-së fillonin të festonin në momentin e mbylljes së procesit të votimit , shkruan Infokusi.com

E ndryshe doli të jetë në këto zgjedhje ku Vetëvendosje në disa momente rrezikonte fitoren e LDK-së, por që doli e dyta me vetëm rreth 2.000 vota më pak se LDK-ja, ndërsa rënie të fuqishme pësoj koalicioni PAN me rreth 5.000 vota më pak se partia fituese.

-Advertisement-

Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë 14.752 vota pasur nga Partia Demokratike e Kosovës me 10.874, pastaj Vetëvendosje me  vetëm 4.573 vota, shkruan Infokusi.com

Kandidati i LDK-së  për kryetar komune në  zgjedhjet e 22 tetorit është Agim Veliu, i cili udhëhoqin komunën edhe në 2 mandatet e kaluara.

Jo vetëm në Podujevë, Vetëvendosje e rrezikon Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe në së paku 4 bastione të tjera./INFOKUSI

                              (Zgjedhjet e përgjithshme 2017)

                  (Zgjedhjet e përgjithshme 2014)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera