Lajme

Vetëvendosje e bindur në fitoren e Shpend Ahmetit edhe pas rinumërimit

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 21 November 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV, Dardan Sejdiu është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetit edhe pas numërimit të votave me kusht apo rinumërimit të tyre, shkruan Infokusi.com

“Vetëvendosje e bindur në fitoren e Shpend Ahmetit edhe pas rinumërimit, ti numërojmë votat me kusht dhe të përfundojmë procesin të del rezultati final, sa më shpejt aq më mirë” ka thënë Sejdiu

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen edhe në fitoren e kandidatëve të VV-së në Prizren dhe Kamenicë

-Advertisement-

“Rezultati edhe në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë do të mbetët i njëjtë edhe pas numërimit sepse këto janë rezultatet nga numërimi i komisionarëve dhe vëzhgueseve tanë në terren, pas rinumërimit dallimi jo vetëm që do të jetë i nyejt por edhe do të rritet “ ka përfunduar ai

Ndërsa kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Ahmeti do të jetë fitues sa herë që të rinumërohen votat

“Sa herë të rinumërohet votat, Shpend Ahmeti do të jetë fitues “ ka thënë Ymeri.

Këto u thanë sot gjatë një konference të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera