Vetëvendosje: Deçanasit janë rreshtuar për ndryshim
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 04 June 2017
Lëvizja Vetëvendosje është pritur sot edhe në Deçan. Në tubimin zgjedhor të kësaj komune ka marrë pjesë Kryetari Visar Ymeri dhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.
Tubimi u hap me fjalën e Kryetarit të VV-së në Gjakovë dhe kandidati për deputet, Driton Çaushi. Ai tha se qytetarët e Deçanit dhe gjithë Kosovës e kanë ndarë mendjen për ndryshim.
“Qytetarët e Deçanit e kanë këtë zgjedhje më të qartë se kushdo tjetër, dhe kjo për shumë arsye. Deçanasit e njohin konsistencën e VV-së në qëndrimet e saj”, tha Driton Çaushi para deçanasve.
Çaushi tha se janë pak ditë para një dite tepër të rëndësishme, para 11 qershorit, për të cilën ditë tha se përkundër të gjithave duhet të gjemë energji, duhet të gjejmë fuqi pas këtij tubimi për një çeshtje që na bashkon të gjithëve.
“Nuk guxojmë të ndalemi për shkak se këto mundësi nuk na jepen shumë shpesh. Vetëvendosje si asnjëherë më parë pas datës 11 qershor do të bëjë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet shteti dhe drejtësia”, tha ndër të tjera kandidati për deputet, Driton Çaushi.
Në tubimin zgjedhor të Deçanit, nënkryetarja e VV-së dhe kandidatja për deputete, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se jemi shumë afër ndryshimit.
“Besoj se Lëvizja ka dhënë mjaftueshëm prova se ka ardhur koha e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Ajo tha se pabarazia është e shprehur kudo, por më së shumti në shëndetësi. Dhe për këtë Mullhaxha-Kollçaku premtoi se VV-ja këtë do ta ndryshojë me shërbime cilësore dhe qasje në to për të gjithë qytetarët.
Të tjera
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...