Lajme

Vetëvaret në burgun e Krujës

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 31 July 2017

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë.

Një 48-vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës në burgun e Zaharisë, ku edhe vuante dënimin.Sipas policisë “ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, ku në ambientet e burgut Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje) 48 vjeç, banues në Berat”.

Nga ana e policisë kryen veprimet e para procedurale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambientet e burgut.

-Advertisement-

Lidhur me ngjarjen e rëndë, materialet për 48 vjeçarin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera