Lajme

Veterani i UÇK-së nën regjimin e aparatit aspirator thotë se ndërprerja e rrymës po ia rrezikon jetën

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 26 December 2021

Veterani i UÇK-së, Xhemë Rexhepi, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit dhe kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, raporton Gazeta Express.

Ai ka kërkuar që të tregohet më shumë kujdes ndaj tij dhe personave tjerë që janë në gjendje të njëjtë, në mënyrë që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike.

Rexhepi ka thënë se jeta e tij varet nga energjia elektrike.

-Advertisement-

Ai ka treguar se është nën regjim të aparatit aspirator i cili funksionon me rrymë, e po ashtu edhe në regjim të shtratit i cili është me rrymë.

Shkrimi i plotë:

E nderuara zonja presidente e Republikës së Kosovës

I nderuari z. kryeministër i Republikës së Kosovës,

I nderuari z. kryetar i Kuvendit i Republikës së Kosovës,

I nderuari z. ministër i shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe

I nderuari z. kryetar i Komunës së Vitisë

Jam Xhemë Rexhepi nga fshati Zhiti, Komuna e Vitisë, Republika e Kosovës. Kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ndihem shumë krenar për këtë, por tash e 13 vite jam i pa levizshëm dhe i shtrirë në shtrat. Jam operuar disa herë, i kam dy kembët e amputuara dhe jam i shpuar në fyt me kanillë trahustome nën rexhimin e aparatit aspirator, i cili aparat funksionon vetëm me rrymë, madje edhe rexhimin e shtratit e kam me rrymë. Jam me plagë shumë shumë të rënda, nën rexhimin e terapisë mjekësore për çdo ditë.

Si përfaqësuses të institucioneve më të larta shtetërore, ju drejtohem që të tregoni kujdes të veçantë ndaj rasteve të tilla që të pakten mos të kemi redukime të rrymës, sepse jeta ime varet nga energjia elektrike, përkatësisht jetën e kam në pikëpytje po nuk pata energji, pavarësisht se vështirësitë i kam maksimale për t’ja dalë nga dita në ditë, por nëse përballem edhe me mungesë të rrymës elektrike, jeta ime është çdo minutë në rrezik. Ju drejtohem publikisht, që të mos përballem me redukime të rrymës dhe të keni kujdes për personat që karakterizohen me gjendje të tilla shëndetësore, meqë jeta ime varet nga prania e energjisë elektrike, në këto ditë të dimërit me oscilime të mëdha temperaturale.

Sinqerisht, Xhemë Rexhepi, fshati-Zhiti, KK-Viti !

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera