Lajme

Veterani i UÇK-së dhe Kryetar i PDK-së në Oshlan, bastion i PDK, sot iu bashkua LDK-së në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 12 October 2021

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri sot i është bashkuar Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së në Oshlan.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir.

“Në programin tonë Vushtrria për të gjithë, secili qytetarë i Vushtrrisë po e gjen vehtën, prandaj po na bashkohen e fitorja jonë” ka thënë Tahiri.
Sipas sondazheve të UBO Consulting dhe RTV Dukagjini, Kryetari Xhafer Tahiri pritet të fitoj garën për Kryetar të Vushtrrisë me të parën.

-Advertisement-

Postimi i Plotë i Tahirit:

Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar i PDK-së në Oshlan, sot i është bashkuar LDK dhe rrugëtimit tonë për Vushtrrinë për të gjithë. Në programin tonë Vushtrria për të gjithë, secili qytetarë i Vushtrrisë po e gjen vehtën, prandaj po na bashkohen e fitorja jonë është e padiskutueshme. #pabalotazh #vushtrri #election

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera