Sport

Veterani i Argjentinës: Ky, Botërori im i fundit, po e shijoj si të ishte i pari

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 15 November 2022

Angel Di Maria e pranon se “Katar 2022” do të jetë Botërori i tij i fundit. Në një prononcim pë mediet e vendit të tij, mesfushori i Juventusit theksoi se aktivizimin me përfaqësueses për një kohë të gjatë do të thoshte shumë për të.

“E vërteta është se nuk mund ta besoj se po luaj Botërorin tim të katërt. Është fantastike dhe ndihem shumë krenar për punën time gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk është e lehtë të qëndrosh kaq shumë vite në ekipin kombëtar të Argjentinës pasi kemi shumë lojtarë cilësorë.

Duke iu referuar moshës, Di Maria e ka të qartë se nuk mund të pretendojë që të luajë edhe pas katër viteve në kombëtaren argjentinase.

-Advertisement-

“Kam marrë shumë kritika, por kam luajtur 124 ndeshje, mendoj se jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. E shijoj si herën e parë. Në moshën 34-vjeçare e di që ky është Botërori im i fundit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera