Lajme

Veteranëve u është dërguar propozimi nga kryeministri Kurti

Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 21 July 2022

Verëteranëve të UÇK-së u është dërguar propozimi nga kryeministri Albin Kurti lidhur me kërkesat e tyre për përfshirje në pagën minimale.

Kreu i ekzekutivit ka propozuar që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

-Advertisement-

Por, Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, thotë për RTK se deri sa të bëhet ligj i ri, vlen ligji i vjetër, pra sipas tij duhet të rritet paga minimale
në Kosovë e krahas saj edhe beneficioni i veteranit që lidhet me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera