Lajme

Veteranët pritet t’i bojkotojnë zgjedhjet e 11 qershorit. Kjo është arsyeja!

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 20 May 2017

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK) është ndarë e pakënaqur me koalicionin PDK-AAK-Nisma pasi nuk e kanë përfshirë në listën e këtij koalicioni për deputet kandidatin e tyre Qelë Gashi për zgjedhjet e 11 qershorit.

Burime të gazetës “Epoka e re” të afërta me OVLUÇK-në kanë bërë me dije se sot pasdite veteranët e luftës do të mbajnë një mbledhje urgjente, nga e cila do të dalin me një qëndrim për t’i bojkotuar zgjedhjet e 11 qershorit.

“OVLUÇK-ja pasdite do ta mbajë një takim nga i cili do të dalë me një qëndrim që veteranët t’i bojkotojnë zgjedhjet e 11 qershorit. PDK-ja dhe partitë tjera në këtë koalicion nuk kanë qenë në gjendje që emrin e kandidatit për deputet që ka propozuar OVLUÇK-ja ta fusin në listën e tyre. Përfaqësuesit e OVLUÇK-së pasdite do të dalin në një konferencë për medie për të dhënë qëndrimin e tyre pas refuzimit të përfshirjes në listën për deputet të kandidatit të OVLUÇK”, kanë thënë burime të “Epokës së re”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera