Veteranët e Llapit dhe të Diasporës nderojnë ish-presidentin Vokrri
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 06 August 2018
Po vazhdojnë nderimet dhe kujtimi në mënyra të ndryshme për legjendën e futbollit dhe ish presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri., shkruan GazetaFokus.
Një kujtim i veçantë me një koregrafi ju bë edhe dje, ku në stadiumin “Zahir Pajaziti” veteranët e Llapit dhe të ata të Diasporës zhvilluan një ndeshje futbolli duke nderuar kështu njeriun që aq shumë i dha vendlindjes Llapit, Kosovës dhe më gjerë, duke u shndërruar në legjendë dhe duke i krijuar vetes përjetësi.
Në këtë ballafaqim përkujtimor ishin të pranishëm familja e tij, djali Gramozi, vëllai Adili dhe axhallarët Selatini e Muhameti, kryetari i FC”Llapi”, Nexhat Dumnica si dhe shumë qytetarë nga Llapi e më gjerë.
Me këtë rast presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi para të pranishmëve duke falënderuar organizatorët për këtë ndeshje përkujtimore theksoi: “Figura më markante e futbollit të Kosovës, po vazhdon të nderohet gjithandej kah ka shqiptarë dhe jo vetëm, duke dëshmuar kështu respektin e madh për njeriun e madh. E veçanta e këtij turneu është mungesa Fadil Vokrrit, i cili e ka përkrahur dhe e ka pritur me padurim çdo vit dhe ka qenë prezent për të takuar bashkatdhetarët dhe bashkëlojtarët e tij të dikurshëm. Jam i vetëdijshëm që na presin sfida të mëdha por po ashtu unë dhe KE jemi të vendosur që ta vazhdojmë rrugën dhe vizionin e tij për zhvillimin e futbollit. Për këtë do të punojmë fortë dhe me përkushtimin më të madh dhe ky do të ishte nderimi më i madh që do t’i bëhet atij”.
Sot më 6 gusht veteranët e Llapit dhe të Diasporës në orën 18.00 do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri. /GazetaFokus
Të tjera
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...
-
Hovenier në takim lamtumirës më Gërvallën, vizitojnë në Dubovik kompleksin memorial të Jusufit e Bardhoshit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimi...
-
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë nga 50 euro në muaj për një vit
Bashkësia Islame e Kosovës ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve...
-
Rusia kërkon të shmangen spekulimet, pas raportimeve se ajo rrëzoi aeroplanin në Kazakistan
Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të n...
-
Rruga për në Prevallë e bllokuar, banorët ankohen se nuk u pastrua as sot (PAMJE)
Rruga që të çon në Prevallë nuk u pastrua as sot. Banorwt e kwsaj zone kan...
-
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një mo...
-
Rasti “Toka” – Gjykata liron nga akuzat Azem Sylën, dënon me burgim e gjobë 9 të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si ...
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...