Veteranët e “Hasan Prishtinës”
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 17 August 2018
Brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016. Por numri i madh i veteranëve mashtrues të UÇK-së ka bërë që kjo brigadë të “themelohet” 16 vjet pas përfundimit të luftës. Krejt kjo për nevoja të arsyetimit të luftës së disa veteranëve të UÇK-së që nuk luftuan kurrë.
Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Elez Blakaj, në transkriptimet e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Drenicës kishte dalë edhe një brigadë.
“Te pika e rendit të ditës reagon edhe Nuredin Lustaku, duke thënë se në Zonën operative të Drenicës ka dalë në pah edhe një brigadë ‘Hasan Prishtina’”, citohet transkripti në aktakuzën e publikuar nga Koha Ditore.
Konfirmimi se kjo brigadë nuk kishte ekzistuar asnjëherë kishte ardhur edhe nga anëtari tjetër i këtij komisioni, Faik Fazliu, ndaj të cilit po ashtu është ngritur aktakuzë.
“Me gjithë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje me komandantët e asaj brigade, një gjë e tillë nuk ishte arritur e po ashtu Faik Fazliu e konfirmon atë çfarë thotë Nuredin Lushtaku, se kjo brigadë nuk ka ekzistuar fare”, thuhet në aktakuzë.
Në procesverbalet nga mbledhjet e këtij komisioni në aktakuzën e publikuar, theksohet gatishmëria e deputetit të AAK-së Shkumbin Demalijaj për nënshkrimin e listave të fryra të veteranëve duke e pranuar se lista e tillë është mashtrim.
“Shkumbin Demalijaj rikonfirmon se nga takimi i kaluar ka qenë i gatshëm të nënshkruajë deklaratën e cila po kërkohet, duke deklaruar se ka fryrje në numrin e veteranëve dhe se e mbështet punën e Komisionit”, thuhet në aktakuzë.
Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Sipas kësaj aktakuze, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...