Lifestyle

“Vetëm qaj gjithë ditën” Covid i ndau, 81-vjeçarja kërkon kthimin e partnerit të saj 36-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 11 January 2021

Disa muaj më parë martesa e 81-vjeçares Iris Jones, me një djalë 45 vite bëri lëmsh gjith rrjetin.

Por, lajme të reja vijnë nga çifti më i famshëm në botë!

Së fundmi, 81-vjeçarja është përlotur, teksa tregoi se po luftonte për t’i marrë bashkëshortit një vizë për t’u bashkuar me të në Angli.

-Advertisement-

Duket, se situata pandemike, i ka vështirësuar jetën çiftit, pasi partneri i saj 36-vjeçar, Mohamed Ahmed Ibriham, nuk po merr dot vizën angleze.

Ndërkohë që dhe 81-vjeçarja nuk mund të udhëtojë drejt Egjiptit për shkak të kufizimeve nga pandemia Covid-19.

Ndër të tjera, Jones tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se e ka nxitur partnerin e saj të kërkojë shpejtimin e procesit para se të jetë tepër vonë.

“ Kam ditë që jam mirë dhe ka ditë që vetëm qaj gjithë ditën. Jam ndarë nga dikush që e dua, është kaq e vështirë. Nuk kam shumë kohë në anën time”- thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera