Fun & Video

Vetëm për një foto rrezikuan jetën, çifti ukrainas kritikohet për veprimin në Karaibe (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 06 July 2018

Dyshja nga Ukraina janë kritikuar për veprimin akrobatik, derisa një aeroplan gjigant po aterronte në pistë që ishte shumë afër plazhit ku ata kishin zgjedhur të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve më këtë “lëvizje”.

Yuliia Nos kishte qëndruar me një dorë mbi kokën e partnerit të saj Oleg Kolisnichenko në plazhin Maho në Ishujt Karraibe, ku vetëm pak metra larta gjendet aeroporti, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Në fotografitë e shkrepura duket sikur aeroplani do ta godiste derisa po aterronte, kurse shumë persona që kanë pasur rastin t’i shohin fotot kanë kritikuar çiftin.

Për shkak të veprimeve të ngjashme sikur ajo e çiftit ukrainas, autoritet janë duke menduar ta mbyllin plazhin për turistë, me të vetmin qëllim që të shmang tragjeditë që mund të ndodhin.

Sidoqoftë, është vështirë të përcaktohet se sa ulët po fluturonte aeroplani, por gjykuar nga fotot dukej se ishte pak centimetra larg kokave të pushuesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera