Lajme

Vetëm një drejtori e Prishtinës ka shpenzuar 25 mijë euro për telefon

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 04 February 2018

Asamblistja e LDK-së në komunën e Prishtinës, Netja Bejta përmes një dokumenti të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se drejtoria e Arsimit në kryeqytet ka shpenzuar 25 mijë euro për telefon, vetëm gjatë vitit 2017.

Ajo thotë se në buxhet ishte paraparë që shpenzimet të ishin 21 mijë, por i ka tejkaluar edhe 4 mijë euro të tjera.

Sipas saj, as drejtoritë e tjera nuk qëndrojnë më mirë në këtë aspekt.

-Advertisement-

“Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka shpenzuar 25 mijë euro për telefon vetëm për vitin 2017. Ka pasur në buxhet 21 mijë euro por e ka tejkaluar për 4 mijë. Unë nuk po mundem me ditë a është fjala për Call Center a po për një administratë publike!!! Edhe drejtoritë tjera të Komunës së Prishtinës nuk qëndrojnë më mirë në këtë aspekt”, ka shkruar Bejta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera