Lajme

“Vetëm këtë gjeta…”, Duda Balje në Komision pi ujë të prodhuar në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 24 May 2023

Deputetja e Grupit Parlamentar Multietnik, Duda Balje, në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është parë duke pirë ujë të prodhuar në Serbi.

“Prolom voda”, ishte uji që ajo e përdorte në këtë mbledhje.

E vetë Balje ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që ta blejë këtë ujë.

-Advertisement-

“Veç këtë ujë e kam gjet këtu në market para Kuvendit”, tha ajo.

“Jo me qëllim nuk e kam blerë, sepse nuk kemi ujë këtu. Ujin e parë që e gjeta, dhe pa qëllim, sepse kam ardh vonë në takim”, vazhdoi insistimin e saj.

“Normal që e kam ditë që është prodhim i Serbisë, por shpejt kam vendos”, tha ajo kur u pyet nëse e ka ditë prejardhjen e këtij produkti./EO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera