Sport

Vetëm 627 bileta për “Dardanët”, ja pse Çekia zgjodhi stadiumin e Plzenit

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 16 October 2019

Vetëm 627 bileta në dispozicion të tifozëve të Kosovës për ndeshjen vendimtare me Çekinë, në transfertë, më 14 nëntor.

Tani është edhe më e qartë se përse Federata Çeke e Futbollit ka vendosur që kjo sfidë mes dy rivalëve për vendin e dytë në Grupin A kualifikues të Euro 2020 të luhet në qytetin e Plzenit, në një stadium me kapacitet vetëm 11 700 vende.

Federata e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave, duke e bërë të qartë se për “Dardanët” do të ketë një numër të kufizuar (me rregullore ekipit mik i takojnë 5% të biletave). Vetëm 627 bileta u takojnë tifozëve kosovarë, ndërsa ndarja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.

-Advertisement-

Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova ka një pikë më pak se Çekia në Grupin A dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje direkte do të rriste ndjeshëm shanset për kualifikimin në në Euro 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera