Vetëm 5 mijë fëmijë me nevoja të veçanta shkojnë në shkollë

Autori: Gazeta inFokus
09:16 | 13 November 2022
Avokati i Popullit ka dalë me rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe Komunat e Kosovës për çështjen e nivelit të arsimit në vend. Në raportin mbi 50 faqesh përfshihen edhe fëmijët me nevoja të veçanta ku, sipas tij, janë ende larg përfshirjes së të paktën 50 për qind të tyre në arsim
Avokati i Popullit ka ndarë kohë për të drejtat e fëmijëve. Ky institucion ka dërguar rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe Komunat me qëllim që të merren masa për përmirësimin dhe promovimin e të drejtave të tyre në arsim.
Një fokus të veçantë, Avokati i Popullit në raportin e fundit të publikuar, u ka kushtuar fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Sipas këtij institucioni, është ende larg përfshirja e të paktën 50 për qind prej këtyre fëmijëve në arsim.
“Fëmijët me aftësi të kufizuara janë ende duke përjetuar vështirësi serioze dhe përballen me pengesa për gëzimin e plotë të drejtave të njeriut të përcaktuara me ligj. Fëmijët me aftësi të kufizuara i përkasin njërit prej grupeve më të rrezikuara të fëmijëve. Situata e tyre është përkeqësuar edhe më tepër nga pandemia”.
Në këtë raport kritikohet Ministria e Arsimit për mosveprime konkrete.
“Sot nuk ka rezultate që tregojnë për ndonjë kurrikulë të hartuar për fëmijët me nevoja të veçanta. Megjithatë, aktet nënligjore të MASHTI-it parashikojnë plane arsimore individuale për fëmijët me nevoja të veçanta si një dokument zyrtar për planifikimin e procesit mësimor të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për mbështetjen e përparimin e këtyre fëmijëve”.
Situatën e ka komentuar njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja i cili thotë se duhet të bëhet më shumë për këta fëmijë.
“Qoftë në përkrahje në infrastrukturë, qoftë në resurset humane por më e rëndësishmja në një cilësi më përfshirëse për këtë kategori të fëmijëve duke ia siguruar atë shkollimin cilësor e të barabartë si çdo bashkëmoshatar i tyre”, deklaroi Qehaja.
Në ndërkohë, një studim i UNICEF thotë se në Kosovë janë 43 mijë nxënës me nevoja të veçanta, ndërsa prej tyre vetëm 5 mijë janë të përfshirë në arsimin institucional të ofruar nga shkollat e rregulla./RTVDukagjini

Të tjera
-
“Koha është tani”, Rama ndan pamjet nga konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e katë...
-
26 vjet nga mas*akra në Lagjen e Boshnjakëve
Sot bëhen 26 vjet që kur kriminelët serbë vranë 23 civilë të pafajshëm në Lag...
-
Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht p...
-
ZPS përmbyll sot paraqitjen e provave në rastin ndaj krerëve të UÇK-së
Zyra e Prokurorit të Specializuar sot do ta përmbyllë zyrtarisht paraqitjen e...
-
Çka në rast se nuk zgjidhet kryeparlamentari, çfarë pritet të ndodhë në seancën konstituive të Kuvendit?
Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës sot pritet të mb...
-
Moti sot i vranët e me riga shiu
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mini...
-
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Sot do të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës IX të Kuvendit të Republi...
-
Duda Balje ka kërkesë për komunë boshnjake, a po përpiqet Kurti t’ia marrë votën duke ia ofruar një ministri?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga zyra e kryeministrit të hë...
-
Thaçi dikur e mbështeste kërkesën për komunë të boshnjakëve – PDK thotë se qeveria e ardhshme duhet ta trajtojë
Kërkesa për themelimin e një komune të veçantë për komunitetin boshnjak në Re...
-
Osmani: Shpresoj që me 15 prill të konstituohet Kuvendi e të zgjedhet qeveria, kemi punë të mëdha përpara
Presidentja Vjosa Osmani, shpreson se të martën do të konstituohet Kuvendi i ...
-
Nesër mbyllet rruga Dollc-Gjakovë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Dollc-Gj...
-
Presidenti i Këshillit Evropian pritet të vizitojë Kosovën në maj në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në...