Sport

Vetëm 45-minuta në fushë, Guardiola shpjegon pse e zëvendësoi Haaland

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 26 October 2022

Erling Haaland ishte në fokusin e të gjithëve në sfidën mes Dortmund dhe Manchester City duke qenë se rikthehej për herë të parë si ish në stadiumin ku shkëlqeu me fanellën verdhezi të gjermanëve.

Mirëpo, sulmuesi nuk ia doli të shënonte ashtu siç bën zakonisht ndërsa në fraksionin e dytë, trajneri Pep Guardiola vendosi të mos e aktivizonte fare duke e ulur në stol. Në fakt, pati shumë kontestime nga ana e tifozëve të cilët kërkonin të shihnin në fushë norvegjezin. Megjithatë, tekniku spanjoll shpjegoi pas sfidës se Haaland ishte me ethe dhe se nuk ndihej në gjendjen optimale.

“Erling nuk ndihej mirë, ishte pak me ethe para ndeshjes dhe gjatë sfidës mori disa goditje. Ishte më mirë ta zëvendësoja dhe ashtu si Cancelo, e pashë të lodhur. Është një periudhë e sezonit, ku lojtarët vuajnë disi”, u shpreh Guardiola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera