Lajme

Vetëizolohet ministri Gent Cakaj

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 31 March 2020

Ministri i Jashtëm në detyrë, i Shqipërisë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar, duke zbatuar kështu protokollin e vendosur nga autoritetet për personat që vijnë nga jashtë.

Duke qenë se udhëtoi për në Itali, ku përcolli grupin me mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të ndihmojnë atje në përballimin e krizës shëndetësore, A2 ka mësuar nga burime zyrtare se Cakaj, prej dy ditësh nuk është paraqitur në zyrë dhe po qëndron i izoluar.

Kësaj procedure në Shqipëri i nënshtrohen prej disa javës tashmë të gjithë personat që vijnë nga jashtë, pasi konsiderohet si periudhë inkubacioni për shfaqjen e koronavirusit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera