Lajme

Vetaksident në Graçanicë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 05 February 2023

Një vetaksident ka ndodhur në Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, ku janë lënduar dy persona.

Sipas policisë, ky vetaksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Dy meshkuj kosovar, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë vet-aksidentuar me veturën që po udhëtonin. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera