Lajme

Vetaksident në Gjilan, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 13 November 2022

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se në këtë veteaksident janë lënduar dy persona.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin  Livoq i epërm komuna Gjilan ,  ka ndodhur një vet aksident Trafiku ku e  perfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lendime  trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit  kanë marr ndihmë në  emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikim të alkoolit, (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e kanë bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit. Për momentin sipas mjekut kujdestar te lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Me rastin janë duke u mare policia e Kosovës njësiti i Trafikut rajonal”, ka deklaruar Hashani për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera