Lajme

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 20 April 2022

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë një person dyshohet se ka humbur jetën, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku-vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Kelani për Infokus.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, ka shtuar Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera