Rozë

“Vet e kam lëshuar nga duart..”, reagon ish e dashura e Dj Dagz pasi iu publikuan fotografitë me të në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 06 January 2022

Me futjen e Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, u zbulua edhe lidhja e tij e dashurisë me një moderatore nga Kosova.

Madje u publikuan edhe disa foto të tyre gjatë kohës sa çifti kanë qenë bashkë, derisa Dagz ka treguar se lidhja e tyre ka përfunduar qysh në fillim të verës, saktësisht në muajin qershor.

Madje dy ditë më parë, u raportua se banorja e re që u fut në Big Brother (Egzona) ishte ish e dashura e Dj Dagz, por në fakt e vërteta nuk është ajo.

-Advertisement-

Tani, për të gjitha këto ka reaguar vetë moderatorja, Ariana Berisha përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që të hiqet dorë nga publikimi i fotografive.

Tutje ajo shkruan se nuk dëshiron të merret me diçka që e ka lëshuar vetë nga duart e saj, duke iu referuar Dj Dagz-it.

Theksojmë se Ariana dhe Dagz kanë qenë në lidhje dashurie për afër tri vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera