Veseli thotë se Kosova mund t’i japë shumë sportit ndërkombëtar me talentët e saj
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 11 December 2017
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova mund t’i japë shumë sportit ndërkombëtar, teksa e priti në një takim presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (AKOK), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah.
Në takim u diskutua për arritjet ndërkombëtare që sporti i Kosovës ka shënuar viteve të fundit, si dhe pranimin e shumë federatave vendore sportive nëpër federata të sportit ndërkombëtar, njofton Zyra për Informim e Kryeparlamentarit Veseli, transmeton Express.
Kreu i Kuvendit, Veseli, falënderoi presidentin Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në Asociacionin e Komiteteve Olimpike Kombëtare, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në afirmimin e sportit të Kosovës.
Kryeparlamentari theksoi se Kosova ka shumë të rinj të talentuar në sporte të ndryshme, e të cilët çdo ditë e më shumë po tregojnë rezultate kulminante.
Veseli tha se sporti në Kosovë ka ende sfida, në veçanti në infrastrukturë. Megjithatë, ai theksoi përkushtimin e institucioneve për investime në këtë fushë, ndërtime e renovime të stadiumeve e palestrave sportive, si dhe kanë filluar procedurat edhe për ndërtimin e Stadiumit Nacional.
“Ne si Kuvend do ta mbështesim KOK-un dhe sportin e Kosovës. Me buxhetin për vitin 2018 ka rritje të investimeve. Me infrastrukturë ligjore kemi punuar mjaft, ne veçanti e theksoj Ligjin për Sponsorizime”, theksoi kryeparlementari Veseli.
“Mbështetja e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare për sportin e Kosovës do të vazhdojë, pasi që, siç tha ai, Kosova ka talentë të shumtë në sporte, të cilët mund t’i japin shumë sportit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.
Presidentin e Asociacionit Ndërkombëtar të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, shprehu kënaqësinë e tij për arritjet e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetjes edhe në të ardhmen.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...