Lajme

Veseli thotë se është koha për t’i dhënë fund ngecjes (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 08 May 2017

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund ngecjes, pasi, sipas tij, vendi po pëson nga mungesa e vendimmarrjes.

Veseli për RTK’në ripërsëriti se është evidente mungesa e vendimmarrjes.

“Qëndrimi im dhe i partisë Demokratike të Kosovës do të jetë në favor të qytetarëve tanë dhe në interes të shtetit tonë ta pavarur dhe sovran në integrimet euroatlantike. Duhet ta pranojmë faktin se Kosova aktualisht po ballafaqohet me mungesë të vendimmarrjes derisa jemi populli i vetëm i bllokuar që shtatë vite në liberalizimin e vizave në të njëjtën kohë kemi shumë të rinj tanë që janë ende të pa punë. Do të thotë kemi probleme sociale, në të njëjtën kohë zhvillimi ekonomik është i munguar dhe në të njëjtën kohë në aspektin e integrimeve euroatlantike kemi një sfidë dhe pengesa në këtë integrim. Ajo çfarë i duhet aktualisht Kosovës është pikërisht ajo çfarë kërkojnë qytetarët tanë. Një vendimmarrje që është efektive, e cila është në interesat e qytetarëve tonë. Një vendimmarrje e cila bën qytetarin tonë krenar me shtetin e vetë Kosovën dhe në të njejtën kohë ecë më përpara”, tha Veseli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera